Flash News

Bota

Video/ Mes të shtënave me armë dhe kaosit, afganët kalojnë foshnjat përtej murit të Kabulit   

Video/ Mes të shtënave me armë dhe kaosit, afganët
Foto Ilustruese/ Aeroporti i Kabulit

Marrja e Afganistanit nga talebanët qindra e mijëra afganë t’i drejtohen aeroportit ndërkombëtar të Kabulit për t’iu “arratisur” regjimit talebanez. Përpjekjet e afganëve për tu larguar, edhe pas rezistencën së forcave talebane, nuk kanë të ndalur.

Në pamjet e përcjella nga BBC, shihet qartë se si qytetarët afganë bëjnë gjithccka së paku për të shpëtuar fëmijët e tyre nga duart e militantëve.

Në video shihet një vajzë e vogël e cila kalon në duart e ushtarit amerikan për të kapërcyer murin, teksa kaosi në aeroportin e Kabulit vazhdon. Forcat talebane qëllojnë në ajër për të larguar qytetarët afganë nga aeroporti.

Një grua ka rrëfyer për BBC, se në momentin që ajo u paraqit në aeroport edhe pse kishte një vizë udhëtimi, disa prej talebanëve ishin afruar dhe kishin nisur të qëllonin në ajër me armë.

“Ku është shoqëruesi yt mashkull më thanë dhe pse je vetëm”, rrëfen gruaja teksa shton se për një moment e gjithë skena iu duke si ‘një ëndërr e keqe’ ose si ‘një film horror’.

Të fundit