Flash News

Bota

Video/ Ministri i Brendshëm ukrainas dhe gazetarët sulmohen me predha nga militantët pro-rusë

Video/ Ministri i Brendshëm ukrainas dhe gazetarët sulmohen me predha
Pamje nga momenti i sulmit

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky dhe një grup gazetarësh dhe operatorësh u përballën sot me një sulm dhe shpërthim predhash nga militantët pro-rusë.

Mail One raporton se ministri bashkë me mediet dhe disa deputetë ishin duke inspektuar vijën e parë të frontit të luftës të Ukrainës, në momentin kur një sasi e fuqishme predhash u hodh në një distancë prej 300 metrash largësi nga ta.

Teksa vraponin për të arritur makinat e tyre dhe mjetet e blinduara të ushtrisë, korrespondenti i shërbimit ukrainas të Radio Liberty, Maryan Kushnir, i cili filmoi sulmin, dëgjohej duke bërtitur: 'Shtrihuni, shtrihuni, pastaj 'ikni, ikni!... në makinë, në makinë!'

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm, sidomos në ditët e fundit ku militantë pro-rusë në kufi me Ukrainën kanë nisur sulmin me predha dhe raketa balistike. Perëndimorët kanë paralajmëruar një luftë shumë herë më të fuqishme se Lufta e Dytë Botërore.

Të fundit