Flash News

Bota

Video/ Në kërkim të shpresës! Afganët i dhurojnë trëndafila të bardhë talebanëve të armatosur

Video/ Në kërkim të shpresës! Afganët i dhurojnë

Në ankth dhe frikë për të ardhmen e vendit, familjeve dhe sigurisë së tyre, burrat dhe djemtë afganë iu kanë shpërndarë trëndafila me ngjyra simbolike, ushtarëve talebanë.

Daily Mail raporton se në kulturën afgane trëndafilat e kuq simbolizojnë miqësinë, ndërsa lulet e bardha janë simbol i faljes. Pamjet tregojnë teksa qytetarët afganë i dhurojnë trëndafilat dhe ushtarët talebanë në shenjë falënderimi prekin lehtas shpatullat e afganëve.

Gjatë regjimit taleban, kopshtet me lule thuajse u fshinë nga vendet në Afganistan. Tani dhurimi i trëndafilave kundrejt ushtarëve të talebanit, duket si një mënyrë për të kërkuar shpresën.

Kjo ndoshta është përpjekja e tyre e fundit! Afganët presin me ankth të shohin se si do të jetë sundimi taleban pas 20 vitesh.

Ndoshta afganët shpresojnë se me këtë gjest do të ngjallin sadopak mëshirë dhe dhembshuri te talebanët, për të mos lënduar nënat në Kabul.  

 

Të fundit