Flash News

Bota

VIDEO/ Përplasje fizike mes deputetëve në parlament, njëri prej tyre përfundon në spital

VIDEO/ Përplasje fizike mes deputetëve në parlament, njëri

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Maldive duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.

Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Ndër të tjera, mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

Të fundit