Flash News

Bota

Video/ Shembet plotësisht ndërtesa 12 katëshe në Miami, rinis puna për gjetjen e 121 personave

Video/ Shembet plotësisht ndërtesa 12 katëshe në Miami,

Është shembur plotësisht ndërtesa 12 katëshe në Miami, si përpjekje për ta lehtësuar punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit për të gjetur 121 personat që janë ende nën rrënoja.

Objekti është shembur me shpërthim të kontrolluar. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit. Deri më tani janë konfirmuar 24 viktima.

Kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava u tha gazetarëve se shembja  shkoi "saktësisht siç ishte planifikuar" dhe tha se ekipet e shpëtimit kishin nisur punën sërish.

Këta të fundit shpresojnë që shembja totale do t'ju japë atyre më shumë mundësi për të hyrë  në hapësira më të vështira.

Të fundit