Flash News

Bota

Video/ “Shpresoj të sillesh mirë me mua”, Biden shkakton të qeshura gjatë takimit me kryeministren italiane

Video/ “Shpresoj të sillesh mirë me mua”, Biden shkakton

Presidenti i SHBA, Joe Biden tërheq shpesh vëmendjen për gafat në daljet e tij publike, apo gjatë takimeve me liderët botëror.

Dje, ai priti kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale, por para s etë niste takimi ai kishte një kërkesë, raporton dailymail.

Shpresoj se do të sillesh mirë me mua”, dëgjohet duke thënë 80-vjeçari, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek kryeministrja italiane.

Shtëpia e Bardhë e konsideron si partnere të fortë kryeministren në ndihmën që po i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Kujtojmë se, Italia me Melonin ka shprehur gatishmërinë për ta tërhequr Italinë nga Iniciativa e Kinës, “Belt and Road”.

Të fundit