Flash News

Bota

Video/ Si po zhvillohet beteja mes rusëve dhe ukrainasve në qytetin e dytë më të madh të vendit

Video/ Si po zhvillohet beteja mes rusëve dhe ukrainasve në qytetin e

Videot e publikuara nga mediat e huaja tregojnë betejën që po zhvillohet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në Kharkiv.

Kharkiv, besohet të ketë qenë një nga objektivat e para strategjike të ushtrisë pushtuese ruse. Shtëpia e 1.4 milion njerëzve, ndodhet më pak se 20 milje nga kufiri rus, në verilindje të Ukrainës.

Trupat ruse hynë në qytet të dielën, sipas guvernatorit të rajonit, Oleh Synehubov. Tashmë po përballet me rezistencën e ashpër të ushtarëve ukrainas.

Rusët nuk kanë avancuar aq shpejt sa ekspertët fillimisht kishin frikë se do ta bënin.

"Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun," i siguroi Synehubov banorët e Kharkiv.

Videot tregojnë luftën që po zhvillohet në rrugët e qytetit. Rusët po tentojnë të avancojnë drejt një aeroporti të rëndësishëm dhe fabrikë armësh në verilindje të Kharkiv.

 

 

 

 

 

Të fundit