Flash News

Bota

Video/Truprojat e largojnë me shpejtësi, momenti i atentatit me armë i kryeministrit sllovak

Video/Truprojat e largojnë me shpejtësi, momenti i atentatit me

Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak sekonda pasi kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u qllua me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fico, 59 vjec u qëllua në stomak me katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3, kur sapo kishte dalë nga një takim qeveritar dhe një i dyshuar qelloi ndaj tij.

Ai u transportua në një spital të nivelit më të lartë, pasi u mjekua fillimisht në spitalin e Handlovas, tha nje zëdhënës. 

Një video shfaq Ficon duke u larguar nga rojet e sigurisë me nxitim në një veturë, e cila u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia shihet gjithashtu duke e arrestuar një person, i cili besohet të jetë i dyshuari.

Ngjarja në Sllovaki ndodhi tre javë para zgjedhjeve vendimtare të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të djathta në bllokun prej 27-vendesh duket se do të arrijnë sukses.

Fico, kryeministër për herë të tretë, dhe se partia e tij e majtë, Smer, i fituan zgjedhjet parlamentare të 30 shtatorit në Sllovaki, duke organizuar një rikthim politik pas një fushate me një mesazh prorus dhe antiamerikan.

Të fundit