Flash News

Bota

Video/ Zjarr në një spital Covid në Ukrainë, humbin jetën tre pacientë dhe një mjek

Video/ Zjarr në një spital Covid në Ukrainë, humbin
Foto ilustruese

Një spital Covid në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës është përfshirë nga flakët. Për pasojë kanë humbur jetën tre pacientë që po trajtoheshin në repartin e kujdesit intensiv dhe një mjek.

Guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk tha se zjarri shpërtheu në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët në respirator, ndërsa tetë të tjerë shpëtuan, pasi u evakuan menjëherë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë autoritet po punojnë për ta zbardhur ngjarjen.

Të fundit