Flash News

Bota

Videoja e Putinit montazh? U kritikua për distancën gjatë takimeve, çfarë kapi rrjeti

Videoja e Putinit montazh? U kritikua për distancën gjatë

Në rrjet po qarkullon një video e presidentit rus Vladimir Putin, e cila pretendohet se është montazh. Putin është në një takim, ndërsa në krah të tij qëndron një grua.

Përdoruesit e “Twitter” kanë kapur një moment, ku dora e Putin duket sikur hyn mes mikrofonit. Kjo ka bërë që përdoruesit e “Twitter” të mendojnë se videoja është montazh dhe se Putin nuk ka pasur njerëz afër.

Mendohet se arsyeja mund të jenë kritikat që kanë ardhur pasi Putini u ka qënduar larg njerëzve në takimet që ka zhvilluar. Disa ditë më parë ai zhvilloi një takim me besnikët e tij që po drejtojnë luftën në Ukrainë, por ata ishin ulur në një distancë shumë të largët nga Putin në tryezë.

Komentuesit i kanë cilësuar këto pamje qesharake dhe të frikshme.

Videoja e Putinit montazh? U kritikua për distancën gjatë

Ndërkohë përdorues të tjerë e kundërshtojnë këtë pretendim, teksa thonë që mund të jetë thjesht efekt vizual i përdorimit të rezolucioneve të larta HD.

Videoja e Putinit montazh? U kritikua për distancën gjatë

Të fundit