Flash News

Bota

Vijojnë bombardimet në Rripin e Gazës, rritet numri i fëmijëve që kanë humbur jetën; rreth 130 viktima

Vijojnë bombardimet në Rripin e Gazës, rritet numri i
Sulmet në Gaza

Ushtria e Izraelit ka thënë se forcat e saj tokësore dhe ajrore po sulmojnë Rripin e Gazës, ndërsa banorët raportuan një bombardim masiv. Sulmet shënuan një përshkallëzim, në ditën e pestë të tyre.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se numri i viktimave është rritur në 119 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë. Ndërkonë në Izrael janë vrarë tetë persona. Ushtria izraelite goditi mbi 150 objektiva nëntokësore në Gazë gjatë natës. Ata thanë se qëllimi i operacionit ishte dëmtimi i tuneleve nëntokësore të ndërtuara nga Hamas.

'The Guardian' raporton se, qielli i Gaza-s "u përfshi nga flakët" gjatë orëve të para të mëngjesit dhe shton se shpërthimet dhe shkatërrimet e blloqeve të banesave vijuan, ndërsa njerëzit bërtisnin nga frika.

Të fundit