Flash News

Bota

Vijojnë sulmet, Izraeli shpall gjendjen e emergjencës në Lod

Vijojnë sulmet, Izraeli shpall gjendjen e emergjencës në Lod
Foto ilustruese

Izraeli ka shpallur gjendjen e emergjencës në Lod, ndërsa përplasjet me palestinezën u intesifikuan, raporton BBC. Në Izrael janë regjistruar disa viktima dhë së fundmi është raportuar një rast, ku babë e bijë humbën jetën, kur një raketë goditi makinën e tyre.

Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa Izraeli kreu sulme të mëdha ajrore në Gaza. Të paktën 40 njerëz kanë vdekur nga dhuna më e rëndë në vite.

Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve me raketa në Jeruzalem dhe zona të tjera. Më shumë se 1.000 raketa janë lëshuar drejt Izraelit qendror dhe jugor nga militantët palestinezë, që nga e hëna në mbrëmje, kur konflikti u përshkallëzuan papritmas, tha ushtria izraelite.

Militantët palestinezë thanë se ata shënjestruan qytetin izraelit të Tel Aviv pasi një sulm ajror izraelit shkatërroi të martën një kullë në Rripin e Gazës.

Një bllok i dytë kullash u shemb në Rripin e Gazës pas një sulmi tjetër izraelit. Banorët u paralajmëruan të evakuojnë banorët e kullës 12-katëshe al-Jaëhara. Megjithatë zyrtarët shëndetësorë thanë se u vranë edhe civilë.

Të fundit