Flash News

Bota

Vijojnë sulmet me dronë kamikaze në Ukrainë, SHBA: Po shkelen sanksionet

Vijojnë sulmet me dronë kamikaze në Ukrainë, SHBA: Po

SHBA thotë se pajtohet me aleatët perëndimorë që furnizimi i Iranit me dronë shpërthyes për Rusinë shkel sanksionet e OKB-së.

Kievi u godit nga të ashtuquajturit dron "kamikaze", të lëshuar nga Rusia, por që besohet se janë të prodhuara nga Irani.

Rezoluta, e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndalon transferimet iraniane të disa teknologjive ushtarake.

Ukraina i ka identifikuar dronët, ose mjetet ajrore pa pilot (UAV), si armë iraniane Shahed-136. Ata quhen drone kamikaze sipas pilotëve luftarakë japonezë që kryenin misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.

"Ne besojmë se këto UAV-të që u transferuan nga Irani në Rusi dhe u përdorën nga Rusia në Ukrainë janë ndër armët që do të mbeten të embargouara nën 2231," tha Vedant Patel i Departamentit të Shtetit.

Irani mohon t'i furnizojë ato në Rusi, por Patel tha se SHBA "ekspozoi publikisht se Rusia ka marrë dronë nga Irani, se kjo ishte pjesë e planit të Rusisë për të importuar qindra UAV iranianë të llojeve të ndryshme".

Ai shtoi se kishte "prova të gjera" të përdorimit të tyre nga Rusia në Ukrainë.

Infrastruktura kritike u godit të hënën në rajonet e Kievit, Dnipro dhe Sumy të Ukrainës, me ndërprerjen e energjisë elektrike në qindra qytete dhe fshatra, tha qeveria e Kievit.

Të paktën tetë persona u vranë, katër në Kiev dhe katër në Sumy. Shtetet e Bashkuara thanë se "do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës".

Burimi: BBC

Të fundit