Flash News

Bota

Vijojnë përplasjet mes policisë izraelite dhe palestinezëve, qindra të plagosur

Vijojnë përplasjet mes policisë izraelite dhe palestinezëve,
Foto ilustruese

Përplasje të reja kanë ndodhur midis policisë izraelite dhe palestinezëve në vendin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, përpara një marshimi të planifikuar nga hebrenjtë, raporton BBC.

Palestinezët hodhën gurë ndaj forcave izraelite të sigurisë, të cilët iu përgjigjën duke qëlluar me granata.

Qindra palestinezë dhe më shumë se 20 policë izraelitë janë plagosur në përleshjet gjatë tre ditëve të fundit. Dhuna pason një muaj tensionesh, me dëbimin e familjeve palestineze në Jeruzalemin Lindor.

Të fundit