Flash News

Bota

Virologu italian kundër mbylljes nga vala e dytë covid-19: T’i japim fund kësaj histerie, nuk është murtajë!

Virologu italian kundër mbylljes nga vala e dytë covid-19: T’i

Giorgio Palu, profesor i Universitetit të Padovës dhe ish-president i Shoqatës Italiane dhe Evropiane të Virologjisë ka dalë kundër mbylljes si masë parandaluese për pandeminë covid-19.

Në një intervistë për corriere.it, profesori thotë se ajo që ka vërtet rëndësi është se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv

“Është ky numër që jep dimensionin real të gravitetit të situatës. Në çdo rast, ky virus ka një vdekshmëri relativisht të ulët, mund të vrasë, por nuk është murtajë”, thotë virologu.

Ekziston shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur kurrë, edhe nëse, në korrik, rastet duket se ishin zhdukur, falë verës, ajrit të hapur, rrezeve ultraviolet që vrasin virusi. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë ”, shprehet virologu.

95% e njerëzve që dalin pozitiv nga tamponi nuk kanë simptoma, dhe për këtë ata nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Pika e dytë që duhet parë: është e sigurt që këta njerëz janë “infektuar”, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se ata janë “ngjitës”, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ata mund ta bënin atë nëse kishin një ngarkesë të lartë virale, por për momentin, me testet në dispozicion, nuk është e mundur që të përcaktohet nëse ata e shpërndajnë virusin”, shprehet Palu.

Ai shprehet kundër një mbyllje të dytë, që sipas tij do të ishte fatale për ekonominë, por edhe për shëndetin mendor dhe edukativ të njerëzve.

“Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë tonë; si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi. E gjithë kjo përballë një sëmundjeje, Covid-19, e cila, në të gjitha rastet, ka treguar se ka një vdekshmëri të ulët. Nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie”, thotë mjeku.

Të fundit