Flash News

Bota

"Virusi po evolon", OBSH paralajmëron: Veproni para se të shfaqen variante më të rrezikshme

"Virusi po evolon", OBSH paralajmëron: Veproni para se të

Varianti "Delta" po përhapet me shpejtësi në të gjitha vendet e botës, duke shënuar shifra të larta infektimi. Ekspertët e shëndetit kanë këmbëngulur vazhdimisht që të gjithë t'i nënshtrohen vaksinës.

Sipas mediave të huaja, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar shtetet të mposhtin virusin sa më shpejt përpasa se të pësojë mutacione të tjera më të rrezikshme.

"Delta" është më i transmetueshëm se varianti origjinal i virusit dhe është shfaqur aktualisht në 132 vende duke korresponduar me gati 80% të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Afrikë.

"Delta është një paralajmërim se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për veprim që ne duhet të lëvizim tani para se të shfaqen variante më të rrezikshme," tha drejtori i urgjencave të OBSH -së Michael Ryan në një konferencë për shtyp.

Ndërsa shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se deri tani rezultojnë katër variante të virusit të cilat janë shqetësuese për situatën dhe do të ketë edhe variante të tjera për aq kohë sa virusi është në qarkullim.

"Virusi është bërë më i përshtatshëm, virusi është bërë më i shpejtë. Plani i lojës së tij akoma funksionon, por ne duhet të zbatojmë dhe ekzekutojmë planin tonë të lojës në mënyrë shumë më efikase dhe shumë më efektive sesa kemi bërë ndonjëherë më parë. Të njëjtat masa që kemi aplikuar më parë do të ndalojnë atë virus, veçanërisht distancimin fizik, veshjen e maskave, higjenën e duarve dhe shmangien e periudhave të gjata brenda në vende të ajrosura dobët, vende të zëna", është shprehur ai.

Agjencia shëndetësore e OKB -së ka bërë thirrje vazhdimisht që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën. Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave Covid-19 tani janë shpërndarë në të gjithë botën. Në vendet që konsiderohen të ardhura të larta nga Banka Botërore, janë injektuar 98 doza për 100 persona.

 

Të fundit