Flash News

Bota

Vizita e Putin në Mariupolin e shkatërruar, zyrtari ukrainas: Kjo ishte hera e parë dhe e fundit për të

Vizita e Putin në Mariupolin e shkatërruar, zyrtari ukrainas: Kjo

Vladimir Putin vizitoi ditën e sotme qytetin e pushtuar të Mariupolit në Ukrainë. Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe një zyrtar ukrainas, i cili është shprehur se Presidenti i Rusisë nuk do ta vizitojë më kurrë këtë vend.

Oleksii Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, tha për Sky News se lideri rus vizitoi qytetin e pushtuar “për herë të parë dhe të fundit”.

“Ai erdhi për të parë dhe për të thënë lamtumirë, sepse ne besojmë se në kundërsulmin tonë pranveror do të jemi në gjendje të dëbojmë Rusinë nga territori ukrainas,” tha ai.

Riabchyn tha se ishte “e dhimbshme” të shihje liderin rus në Mariupol dhe sipas tij, ai “po përpiqet të jetë optimist”. Këshilltari këmbënguli se askush nuk do ta mbajë mend këtë vizitë të Putinit.

Ai shtoi se ishte “interesante” që Putin kishte zgjedhur të vizitonte një lagje të re, të ndërtuar nga ushtria ruse, përkundrejt pjesës tjetër të qytetit që është tërësisht e shkatërruar.

“Një aparat fotografik ‘nuk do të ishte në gjendje të fshihte shkatërrimin e madh’ pas ndërtesës”, tha zoti Riabchynl.

Mariupol u rrafshua me tokën kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.Riabchyn shtoi se presidenti rus ka “frikë” të takohet me liderë të ndryshëm botërorë, duke iu referuar tryezës së gjatë të Putinit, ku është fotografuar duke folur me vizitorët në një distancë të konsiderueshme.

Por tani ai dëshiron të tregojë “një lloj guximi” duke vizituar territorin e pushtuar, tha këshilltari, duke e quajtur atë një “vizitë propagandistike”.

 

Të fundit