Flash News

Bota

Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove

Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove

Dje ishte një ditë e rëndësishme për Ukrainën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky la për herë të parë vendin për të shkuar në SHBA, ku kërkoi ndihmë financiare dhe armatime.

Ai iu drejtua Kongresit, duke thënë se ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi për Ukrainën, por siguri për të ardhmen.

Ky ishte udhëtimi i parë i Zelenskyt që nga nisja e pushtimit rus në muajin shkurt. “Ju kurrë nuk do të qëndroni vetëm”, i tha presidenti Joe Biden Zelenskyt. Më poshtë janë disa foto nga vizita e Zelenskyt në Washington.

Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Para se të nisej për në SHBA, Zelensky vizitoi qytetin e vijës së parë të Bakhmut, ku ushtarët i dhuruan atij një flamur kombëtar dhe i kërkuan që t'ia jepte Biden
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Zelensky pritet nga ambasadori ukrainas në SHBA dhe shefi i protokollit amerikan Rufus Gifford
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Pritja e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Zelensky dhe Biden shkojnë drejt Zyrës Ovale
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Flamujt ukrainas dhe amerikanë u valëvitën përgjatë rrugës Pensilvania që të çon në Kapitolin e SHBA
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Shumë gazetarë prisnin jashtë Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Zelenskyt
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Biseda e dy liderët në Zyrën Ovale
Vizita e Zelenskyt në SHBA përmes fotove
Liderët në konferencën e përbashkët për shtyp

 

Të fundit