Flash News

Bota

Vizitat e shpeshta me onkologët dhe largimi nga syri i publikut, publikohet raporti që hedh dyshimet se Putin ka kancer

Vizitat e shpeshta me onkologët dhe largimi nga syri i publikut, publikohet

Vizitat e specialistëve të kancerit, ekipet e neurokirurgëve dhe zhdukjet nga syri i publikut: Hetimi për shëndetin e Putinit

Një raport i gjatë është publikuar sot nga faqja investigative ruse "Project Media", e cila përqendrohet në provat e disponueshme rreth shëndetit të Vladimir Putin - një çështje që është mbuluar në fshehtësi nga Kremlini.

Raporti tregon 'zhdukjet' e tij të ndryshme nga syri i publikut që kur ai mori pushtetin, pamjet e para-regjistruara të tij duke mbajtur takime dhe raportet e thirrjeve telefonike që u transmetuan nga TV shtetëror rus.

Raporti mbulon problemet e tij të kahershme të shpinës – të cilat kanë qenë të lidhura me rënien nga kali dhe për të cilin thuhet se i është nënshtruar një operacioni. Ky raport detajon të dhënat zyrtare që thotë se tregojnë se presidenti ka qenë gjithnjë e më shumë i rrethuar nga një numër i madh mjekësh - duke sugjeruar se ai ishte shoqëruar në rezidencën e tij në Soçi deri në 13 në periudha të caktuara, duke përfshirë fundin e vitit 2019, shkruan Sky Neës.

Me atë rast thuhet se është vizituar nga një ekip neurokirurgësh. Raporti detajon disa nga specialistët mjekësorë individualë të cilët janë dokumentuar se kanë kaluar kohë në rezidencën e presidentit.

Ato përfshijnë Yevgeny Selivanov, i cili u dërgua për të qëndruar me Putin 35 herë - për një total prej 166 ditësh. Selivanov është një onkolog, i specializuar në kancerin e tiroides. Ndërsa kjo është ndër format më të trajtueshme të kancerit, është një sëmundje për të cilën raporti thotë se Putin ka treguar publikisht interes.

Raporti vazhdon të mbulojë periudhën e tij të zgjatur të izolimit në shtator, e cila dukej se shkaktoi konfuzion midis ndihmësve të tij – që nga ajo kohë ai ka zhvilluar shumë takime zyrtarët e tij në një distancë të madhe në tavolinat e tij të takimeve, gjë që është përmendur shpesh herë, ose takimet e tjera që i ka zhvilluar me lidhje video.

Të fundit