Flash News

Bota

Vjena kryeson listën e vendeve më të mira për të jetuar

Vjena kryeson listën e vendeve më të mira për të jetuar

Kompania EIU, ka renditur qytetet më të mira dhe më të këqija në të cilat mund të jetosh bazuar në indeksin e saj vjetor të jetëgjatësisë.

Ajo vlerëson 173 qytete në pesë kategori: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Vjena, e cila kryeson renditjen për të tretin vit radhazi, fitoi rezultate perfekte në katër nga pesë kategoritë e indeksit.

Qytetet në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi fituan të gjitha vende në dhjetëshen e parë. Në anën tjetër, Tel Avivi ka rënë 20 vende poshtë renditjes në vendin e 112-të.

Gjetjet e këtij viti tregojnë se si luftërat, trazirat civile dhe kostoja e jetesës kanë shqetësuar qytetet në mbarë botën.

Të fundit