Flash News

Bota

Vladimir Putin fiton zgjedhjet e kontrolluara në Rusi

Vladimir Putin fiton zgjedhjet e kontrolluara në Rusi

Valdimir Putin ia doli të fitojë një mandat të 5-të si president i Rusisë, në një proces votimi të kontrolluar. Putin fitoi më shumë se 87% të votave rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë post-sovjetike të Rusisë.

Në procesin zgjedhor nuk u lejua të merrte pjesë asnjë kandidat i besueshëm i opozitës, shkruan BBC.

Në një fjalim në selinë e tij të fushatës të dielën në mbrëmje, Putini hodhi poshtë kritikat perëndimore ndaj zgjedhjeve, duke u thënë mbështetësve të tij se ishte e pritshme.

“Çfarë doje që të na duartrokisnin? Ata po luftojnë me ne në një konflikt të armatosur,  qëllimi i tyre është të frenojnë zhvillimin tonë. Sigurisht që ata janë të gatshëm të thonë çdo gjë”, deklaroi ai.

Lufta ishte në qendër të fjalimit të tij të fitores, pasi Putini pretendoi se po siguronte kufirin nga bastisjet e fundit nga njësitë ushtarake pro-ukrainase dhe tha se detyra e tij kryesore si president do të ishte lufta në Ukrainë, përforcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtrisë.

I pyetur për mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me NATO-n, ai tha: “Unë mendoj se gjithçka është e mundur në botën moderne… të gjithë e kuptojnë se ky do të ishte një hap nga një luftë e tretë botërore në shkallë të plotë. Nuk mendoj se dikush është i interesuar për këtë.”

Mbështetësit e kritikut të vdekur të Putinit, Alexei Navalny organizuan protesta simbolike, teksa mbaheshin zgjedhjet.

Të fundit