Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
VOA: Mërgimi i liderit mercenar rus i dha fund revoltës, por la prapa pikëpyetje për pushtetin e Putinit

Sfida më e madhe e presidentit rus Vladimir Putin në më shumë se dy dekadat e tij në pushtet u shua, pasi komandanti i mercenarëve të grupit Wagner, i cili urdhëroi trupat e tij të marshonin drejt Moskës, papritmas arriti një marrëveshje me Kremlinin për të shkuar në mërgim dhe urdhëroi trupat e tij të tërhiqen.
Revolta e shkurtër, megjithatë, shpërfaqi dobësitë e forcave qeveritare ruse, ndërsa luftëtarët e grupit Wagner nën komandën e Yevgeny Prigozhinit qenë në gjendje të lëviznin pa pengesa në qytetin rus të Rostov-on-Don dhe të përparonin qindra kilometra drejt Moskës. Ushtria ruse u vu në lëvizje për të mbrojtur kryeqytetin e Rusisë.
Sipas marrëveshjes së shpallur të shtunën nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Prigozhini do të shkojë në Bjellorusinë fqinje, e cila ka mbështetur agresionin e Rusisë në Ukrainë. Akuzat kundër tij për kryengritje të armatosur do të rrëzohen.
Qeveria tha gjithashtu se nuk do të ndjek penalisht luftëtarët e grupit Wagner që morën pjesë, ndërsa atyre që nuk u bashkuan në kryengritje do t'u ofrohen kontrata nga ministria e Mbrojtjes. Prigozhini urdhëroi trupat e tij të kthehen në kampet e tyre fushore në Ukrainë, ku ata kanë luftuar së bashku me ushtarët e rregullt rusë.
Presidenti Putin u zotua të shtunën paradite të ndëshkonte ata që qëndronin pas kryengritjes së armatosur të udhëhequr nga favoriti i tij i dikurshëm. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai e quajti kryengritjen një "tradhti".
Lejimi i largimit të Prigozhinit dhe forcave të tij, tha zëdhënësi Peskov, ishte "qëllim më i lartë" i Putinit që "të shmangte gjakderdhjen dhe konfrontimin e brendshëm me pasoja të paparashikueshme".
Rreziku për Putinin është nëse ai do të shihet si i dobët, thonë analistët.
“Putini është dobësuar përgjithmonë nga kjo aferë”, tha për rrjetin CNN ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, John Herbst.
Moska u bë gati për përballje me forcat e grupit Wagner duke ngritur pika kontrolli me automjete të blinduara dhe trupa në pjesën jugore të qytetit. Rreth 3,000 ushtarë çeçenë u tërhoqën nga luftimet në Ukrainë dhe u nisën me nxitim atje herët të shtunën, njoftoi televizioni shtetëror në Çeçeni. Trupat ruse të armatosura me mitraloza vendosën pika kontrolli në periferinë jugore të Moskës, ndërsa pjesë të autostradave u gërmuan për të ngadalësuar marshimin.
Trupat Wagner përparuan në vetëm 200 kilometra nga Moska, sipas Prigozhinit. Por pasi u arrit marrëveshja, ai njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej për të shmangur "gjakderdhjen”.
Prigozhini kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, të cilin e ka kritikuar prej kohësh me përçmim për drejtimin e luftës 16-mujore në Ukrainë. Të premten, ai akuzoi forcat nën komandën e ministrit Shoigu se sulmuan kampet e Wagner duke vrarë "një numër të madh të shokëve tanë".
Nëse presidenti Putin do të pranonte rrëzimin e ministrit Shoigu, do të ishte politikisht e dëmshme për të pasi ai e cilësoi Prigozhinin si një tradhtar që goditi me thikë pas shpine.
Shërbimet amerikane të zbulimit kishin informacione se Prigozhini kishte grumbulluar forcat e tij pranë kufirit me Rusinë për një kohë. Kjo bie ndesh me pretendimin e Prigozhinit se kryengritja e tij ishte përgjigje ndaj një sulmi ndaj kampeve të tij në Ukrainë të premten nga ushtria ruse.
Me shpalljen e kryengritjes, Prigozhini akuzoi forcat ruse se sulmuan kampet e grupit Wagner në Ukrainë me raketa, helikopterë dhe artileri. Ai pretendoi se gjenerali Valery Gerasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm, urdhëroi sulmet pas një takimi me ministrin Shoigu, në të cilin ata vendosën të shkatërronin grupin.
Ministria e Mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar kampet.
Udhëheqësit e Kongresit u informuan për grumbullimin e trupave të grupit Wagner në fillim të javës së kaluar, tha një njohës i çështjes që foli për Associated Press me kusht që të mos identifikohet. Njoftimi për informatat e zbulimit amerikan u raportua për herë të parë nga rrjeti CNN.
Një motiv i mundshëm për kryengritjen e Prigozhinit ishte kërkesa e ministrisë së Mbrojtjes, të cilën presidenti Putin e mbështeti, që kompanitë private të nënshkruanin kontrata me të deri më 1 korrik. Prigozhini kishte refuzuar ta bënte këtë.
"Është e mundur që ai goditi tani sepse e pa atë afat si një rrezik për kontrollin e trupave të tij", shkroi ambasadori Herbst në një artikull për Këshillin Atlantik.
Të shtunën herët, ushtria private e Prigozhinit u duk se kontrollonte shtabin ushtarak në Rostov-on-Don, një qytet rreth 1 mijë kilometra në jug të Moskës, prej nga drejtohen operacionet ruse në Ukrainë, tha ministria britanike e Mbrojtjes.
Mediat ruse raportuan se disa helikopterë dhe një aeroplan ushtarak u rrëzuan nga trupat Wagner. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka komentuar njoftimet.
Pasi marrëveshja uli tensionet, videot e postuara në rrjetet sociale ruse shfaqën njerëz që brohorisnin trupat e Wagnerit teksa largoheshin. Prigozhini udhëtonte me në një fuoristradë të ndjekur nga një kamion dhe të tubuarit e përshëndetën dhe disa vrapuan për t'i shtrënguar dorën. Guvernatori rajonal më vonë tha se të gjitha trupat ishin larguar nga qyteti.
Trupat dhe pajisjet e Wagnerit u panë gjithashtu në provincën Lipetsk, rreth 360 kilometra në jug të Moskës.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin e shpalli të hënën një ditë jo pune për shumicën e banorëve si pjesë e masave të shtuara të sigurisë, një masë që mbeti në fuqi edhe pas tërheqjes së Wagnerit.
Ukrainasit shpresonin se luftimet e brendshme ruse do të krijonin mundësi që ushtria e tyre të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën vonë, pak para se Prigozhini të shpallte tërheqjen e tij, se marshimi shpërfaqi dobësinë e Kremlinit dhe "u tregoi të gjithë banditëve, mercenarëve, oligarkëve rusë" se është e lehtë të kapësh qytetet ruse "dhe, ndoshta, arsenalet".
Trupat Wagner kanë luajtur një rol vendimtar në luftën e Ukrainës, duke pushtuar qytetin lindor të Bakhmutit, një zonë ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme dhe më të gjata. Por Prigozhini e ka kritikuar gjithnjë e më shumë udhëheqjen e ushtrisë, duke e akuzuar atë për paaftësi dhe për mungesë municionesh për trupat e tij./ VOA
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11