Flash News

Bota

Von Cramon për situatën në Kosovë: Kryetarët nuk kanë fuqi të hyjnë në objekte me forcë

Von Cramon për situatën në Kosovë: Kryetarët nuk

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Camon foli në një konferencë për mediat mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Von Cramon i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin njësitë special të vendosura në katër komunat në veri.

Von Cramon deklaroi se kryetarët e rinj janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por nuk mund të hyjnë me forcë në godina. Sipas saj, Kosova po rrezikon shumë me këto manovra.

“Jam e brengosur, situata është e tensionuar. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Von Cramon.

Të fundit