Flash News

Bota

Von der Leyen: BE do nisë vaksinimin anti-Covid më 27 dhjetor

Von der Leyen: BE do nisë vaksinimin anti-Covid më 27 dhjetor

 Më 27 dhjetor vendet e Bashkimit Europian, do të fillojnë vaksinimin kundër Covid-19.

Lajmi e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në “Twitter”.

Edhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u tha gazetarëve se Gjermania dhe shtetet e tjera të BE shpresonin të fillonin vaksinimet “nëse miratimi vjen siç ishte planifikuar” në 27 Dhjetor.

 “Koha për Evropën. Më 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, shkroi Von der Leyen.

Von der Leyen: BE do nisë vaksinimin anti-Covid më 27 dhjetor

Të fundit