Flash News

Bota

Von der Leyen-Johnson nuk arrijnë dakordësi për një marrëveshje post Brexit

Von der Leyen-Johnson nuk arrijnë dakordësi për një

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik, Boris Johnson nuk janë dakordësuar për arritjen e një marrëveshjeje post Brexit, para një rifillimit të negociatave në Londër.

Ata kanë zhvilluar një bisedë telefonike, e treta në rreth një muaj.

Von der Leyen shkruan në Tëitter se “Disa avancime janë bërë, por mosmarrëveshje të mëdha ekzistojnë, veçanërisht në sektorin e peshkimit dhe garancitë që kërkon BE përsa i përket konkurrencës. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë shumë javën e ardhshme dhe ne do të mbetemi në komunikim të ngushtë në ditët e ardhshme”.

 

 

Të fundit