Flash News

Bota

Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme, nëse Libani është në flakë

Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme, nëse Libani

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik, për sa kohë që situata në Libani mbetet e përshkallëzuar.

Nuk mund të kesh stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është ‘në flakë’,” u shpreh ajo gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Von der Leyen paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme në rajon rrezikojnë të dëmtojnë proceset diplomatike dhe përpjekjet për uljen e tensioneve, përfshirë bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ajo falënderoi Pakistanin për rolin e tij në ndërmjetësimin e kontakteve diplomatike gjatë fundjavës, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm në dialog.

Sipas saj, që nga fillimi i konfliktit, Bashkimi Evropian ka përballuar një rritje prej mbi 22 miliardë eurosh në koston e importit të karburanteve fosile, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik të krizës.

44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie përveç kësaj,” tha von der Leyen.

Të fundit