Flash News

Bota

Vranë 90 persona e plagosën 150 të tjerë, kush është grupi IS-K që shkaktoi sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit

Vranë 90 persona e plagosën 150 të tjerë, kush

Shteti Islamik Khorasan (IS-K) ka pranuar se qëndronte pas sulmeve të dyfishta terroriste dje në aeroportin e Kabulit, ku mbetën të vrarë 90 persona dhe u plagosën më shumë se 150 të tjerë.

Por kush është ky grup dhe cilët janë objektivat e tyre?

Korrespondenti i sigurisë i BBC Frank Gardiner thotë se grupi është më ekstremi dhe më i dhunshmi nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

Është një degë rajonale e grupit që e quan veten Shteti Islamik dhe është aktiv në Afganistan dhe Pakistan.

Grupi është fajësuar për disa nga mizoritë më të këqija në vitet e fundit, duke synuar shkollat ​​e vajzave, spitalet, madje edhe një maternitet, gratë shtatzëna, foshnjat dhe infermierët ku ata kanw shkaktuar viktima.

Ata janë pjesë e rrjetit global të IS -it që kërkon të kryejë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë kudo që mund t'i arrijnë ato.

IS-K ka lidhje me talebanët përmes një pale të tretë, rrjetit Haqqani.

Por ata kanë dallime të mëdha me talebanët, duke i akuzuar ata për braktisjen e Xhihadit dhe fushën e betejës në favor të një zgjidhjeje të negociuar të paqes.

Luftëtarët e IS -it tani përfaqësojnë një sfidë të madhe të sigurisë për qeverinë talebane në ardhje.

Të fundit