Flash News

Bota

Vrasja e shkencëtarit, Irani fajëson Izraelin: Do përgjigjeni në kohën e duhur

Vrasja e shkencëtarit, Irani fajëson Izraelin: Do përgjigjeni

Presidenti i Iranit ka fajësuar Izraelin për vrasjen e një shkencëtari të armëve bërthamore të premten, dhe tha se nuk do të ngadalësonte programin bërthamor të vendit.

Hassan Rouhani gjithashtu tha se Irani do të hakmerret për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, shkruan BBC.

Fakhrizadeh iu bë pritë në makinën e tij nga persona të armatosur në qytetin Absard, në lindje të kryeqytetit Teheran.

Izraeli nuk ka komentuar, por më parë e ka akuzuar Iranin se qëndron pas një programi të fshehtë të armëve bërthamore. Fakhrizadeh ishte shkencëtari bërthamor më i njohur i Iranit, i cili drejtoi organizatën e kërkimit dhe inovacionit të ministrisë së mbrojtjes. Vrasja e tij kërcënon të përshkallëzojë tensionet rreth programit bërthamor të Iranit me SHBA dhe aleatin e saj të ngushtë Izraelin.

Si ka reaguar Irani?

 Presidenti Rouhani tha të shtunën se vendi i tij do të përgjigjej "në kohën e duhur" por që vrasja e Fakhrizadeh nuk do ta shtynte Iranin të merrte vendime të nxituara.

"Armiqtë e Iranit duhet ta dinë se populli i Iranit dhe zyrtarët janë më të guximshëm se sa ta lënë këtë veprim kriminal pa përgjigje. Në kohën e duhur, ata do të përgjigjen për këtë krim," tha ai në një deklaratë televizive.

Lideri Suprem i Iranit, Aliut Ali Khamenei gjithashtu bëri thirrje për "ndëshkimin" e autorëve të sulmit "dhe atyre që e komanduan atë", në një tëitt të shtunën.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli për vrasjen. Neë York Times citon tre zyrtarë amerikanë, përfshirë dy zyrtarë të inteligjencës, të cilët thanë se Izraeli ishte prapa sulmit.

Emri i Fakhrizadeh u përmend specifikisht në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në prill 2018.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të "dënojë këtë akt të terrorit shtetëror".
Shkencëtari i armëve bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh u vra ditën e djeshme në një  sulm me armë.

Fakhrizadeh vdiq në spital pas një sulmi në Absard, në qarkun Damavand. Ai quhej ndryshe si "babai i bombës iraniane" nga diplomatët.

Të fundit