Flash News

Bota

Vrasja e shqiptares në Itali, gjykata dënon me burg përjetë 27-vjeçarin

Vrasja e shqiptares në Itali, gjykata dënon me burg përjetë

27-vjeçari nga Guinea, Safayou Sow i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare, Danjela Neza është dënuar nga Gjykata italiane me burg të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë u regjistrua natën 6 majit të vitit që lamë pas.

Për veç burgimit i riu do të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllain e saj me 100 mijë euro. Sow kishte mbërritur në Itali me një varkë dhe kishte gjetur punë si pjatalarëse në restorantin ku punonte Neza.

Mes të dyve lindi një lidhje. Lidhja më pas u shkëput nga shqiptarja. Danjela u qëllua me plumb në kokë. Menjëherë më pas vetë Soë telefonoi në 112 ku tregoi se ka vrarë një grua.

Të fundit