Flash News

Bota

Vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës, Vuçiç flet për autorin 14 vjeçar: Të gjithë e shmangnin

Vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës, Vuçiç flet

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për masakrën e ndodhur ditën e sotme në një shkollë të Beogradit ku një 14 vjeçar vrau me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe rojen e sigurisë.

Vuçiç tha se i mituri ishte ndër nxënësit më të mirë por ishte shmangur nga pjesa më e madhe e shokëve të klasës.

 Presidenti serb shprehet se prindërit i kërkonin 14 vjeçarit vetëm rezultate të mira në shkollë dhe ky i fundit nisi të binte nga mësimet pas një pëlqimi që kishte pasur për një vajzë.

 “Ai ishte nxënësi më i mirë dhe të gjithë e shmangnin. Kërkoi një transferim ku kishte tre shokë dhe ia doli mirë. Prindërit i kërkonin vetëm rezultate të mira në shkollë. Dhe rezultate disi më të dobëta kishte vetëm kur ishte i dashuruar. Ai nuk ia doli mbanë as në klasën e re dhe vendosi të bënte një akt monstruoz”, tha ai, duke shtuar se nxënësi “ka qenë tre herë me të atin në poligonin e qitjes”, shtoi Vuçiç.

U gjetën 57 gëzhoja dhe gjashtë fishekë. Katër korniza me nga 18 plumba”, tha presidenti i Serbisë duke theksuar se babai i sulmuesit është anëtar nderi i poligonit të qitjes.

Të fundit