Flash News

E-TJERA

Várhelyi: Po negociojmë kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së

Várhelyi: Po negociojmë kushtet që Shqipëria të

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se hapja këtë të martë e grup-kapitujve të parë për Shqipërinë është nisja e bisedimeve thelbësore dhe negociatave që do ta bëjnë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian.

Nga Luksemburgu, Várhelyi theksoi se zgjerimi është një nga tre prioritetet e Bashkimit Evropian dhe se janë duke u negociuar kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE.

“Kjo nënkupton që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore; po negociojmë kushtet që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së. Dëshiroj të falënderoj presidencën hungareze që e ka vendosur zgjerimin në qendër të prioriteteve. Është e padiskutueshme tashmë për BE-në dhe udhëheqësit që zgjerimi është mes tri përparësive kryesore, pasi pa zgjerimin, BE nuk mund të bëhet më e fortë. Nisur nga pika kur e nisëm në 2019, kemi bërë një rrugë të gjatë përpara,” tha Várhelyi.

Të fundit