Flash News

Bota

Skenar filmash në Francë/ Sulmohet furgoni i burgut, vriten dy oficerë dhe arratiset i dënuari

Skenar filmash në Francë/ Sulmohet furgoni i burgut, vriten dy

Të paktën dy oficerë francezë të burgut u vranë dhe të tjerë u plagosën pas një sulmi në një furgon burgu që transportonte një të burgosur i cili u arratis, tha një burim policor për Agence France-Presse (AFP).

Ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti, i cili mbikëqyr administratën e burgut, tha se dy agjentë ishin vrarë dhe tre të tjere u  plagosen rëndë.

Qindra anëtarë të forcave të sigurisë u vendosën për të gjetur sulmuesit dhe të burgosurit, të cilët ishin ende të lirë.

I burgosuri po transportohej midis qyteteve Rouen dhe Evreux në Normandi. Një burim policor tha se sulmi është kryer nga një ekip prej disa personash të cilët kanë mbërritur me dy automjete dhe më pas janë larguar. Një prej tyre u plagos gjithashtu, tha një burim policor. Nuk ishte e qartë menjëherë se sa sulmues kishte në total.

Të fundit