Flash News

Bota

Vritet ish-politikani, u qëllua me armë zjarri jashtë shkollës së fëmijëve të tij

Vritet ish-politikani, u qëllua me armë zjarri jashtë

Ish-politikani ukrainas Andriy Portnov u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj).

Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi dhe vrau ish-politikanin ukrainas jashtë hyrje së Shkollës Amerikane në lagjen Pozuelo të Madridit.

Stacioni radiofonik Cadena SER raportoi se viktima po çonte fëmijët e tij në shkollë, momentin tragjik kur u qëllua për vdekje me armë.

Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Portnov ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014.

Të fundit