Flash News

Bota

Vritet në derë të shtëpisë kryetari i klubit të futbollit Karmiotissa në Qipro

Vritet në derë të shtëpisë kryetari i klubit të

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Limasolit në Qipro, ku kryetari i klubit të futbollit Karmiotissa, Stavros Demosthenous, 49 vjeç, u vra pas një sulmi me armë zjarri jashtë banesës së tij.

Sipas policise lokale , autorët e paidentifikuar qëlluan drejt tij, ndërsa ai po dilte nga shtëpia.

Demosthenous ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, teksa i biri po përpiqej ta transportonte me urgjencë.

Klubi Karmiotissa, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e elitës së futbollit qipriot, këtë vit garon në kategorinë e dytë.

Që prej themelimit në vitin 1979, skuadra ka pasur një histori të përqendruar kryesisht në ligat e ulëta të vendit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të sulmit.

Të fundit