Flash News

Bota

Vritet në një shpërthim në Rusi, blogeri kritik ndaj Vladimir Putin

Vritet në një shpërthim në Rusi, blogeri kritik ndaj
Foto Ilustruese

Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladlen Tatarsky, u vra në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg.

Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxim Fomin, kishte më shumë se 560,000 ndjekës në Telegram dhe ishte një nga blogerët ushtarakë më me ndikim, të cilët kanë dhënë një koment shpeshherë kritik për luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters.

Ai ishte mes qindra të pranishmëve në një ceremoni luksoze të Kremlinit shtatorin e kaluar për të shpallur aneksimin nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës, një lëvizje që shumica e vendeve në OKB e dënuan si të paligjshme.

Një faqe interneti në Shën Petersburg tha se shpërthimi ndodhi në një kafene që dikur i përkiste Yevgeny Prigozhin, themeluesit të ushtrisë private Wagner që po lufton për Rusinë në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve RIA tha se gjashtë persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi. Nuk kishte asnjë tregues se kush ishte përgjegjës.

Të fundit