Flash News

Bota

Vritet një tjetër gazetar palestinez në Rripin e Gazës, numri i viktimave nga media arrin në 173

Vritet një tjetër gazetar palestinez në Rripin e Gazës,

Një gazetar tjetër palestinez, Ayman Muhammed Ruwayshid, ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës. Ruwayshid, kameraman për Televizionin Aksa, u vra në një prej sulmeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori 2023 në 173.

Zyra për media në Gaza ka bërë thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të lidhura me median, për të ndërmarrë masa parandaluese ndaj Izraelit dhe për të ndaluar vrasjet e gazetarëve palestinezë. Po ashtu, kërkohet që Izraeli të gjykohet për krimet e kryera në gjykatat ndërkombëtare.

Të fundit