Flash News

Bota

Vritet pranë banesës së tij politikani i njohur italian

Vritet pranë banesës së tij politikani i njohur italian

Franco Calleoni, një politikan i njohur italian, është vrarë në zonën e Bergamos. Sipas mediave italiane, 68 vjeçari u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.

Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë.

Calleoni, ishte figurë aktive e politikës në zonën e Bergamos, ndërsa për 5 vite kishte mbajtur rolin e sekretarit të “Lega Nord”.

Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëjë me politikën, ose ka qenë një tentative vjedhje. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. 

Të fundit