Flash News

Bota

Vullkani në ishujt Kanarie/ Llava i afrohet detit, evakuohen 6 mijë persona

Vullkani në ishujt Kanarie/ Llava i afrohet detit, evakuohen 6 mijë

Vullkani që shpërtheu të dielën në ishujt Kanarie  të Spanjës kanë detyruar autoritetet të evakuojnë një fshat tjetër, pasi rruga u prek nga llava.

Evakuimi i El Pasos u urdhërua pasi llava filloi të dalë nga një çarje e re. Më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar, ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar, raporton BBC.

Katër tërmete goditën ishullin menjëherë pasi u hap gryka e re e shpërthimit. Zyrtarët lokalë thanë se llava mund të shkaktojë një reaksion kimik që sjellë shpërthime dhe lëshimin e gazrave toksikë, kur të arrijë në det.

Të fundit