Flash News

Bota

Wagner revoltë kundër Moskës, Putin: Thikë pas shpine për Rusinë

Wagner revoltë kundër Moskës, Putin: Thikë pas shpine

Kryeqyteti rus Moska është në një gjendje alarmi të shtuar pasi Kremlini akuzoi shefin e kompanisë private paraushtarake Wagner për përpjekje për të organizuar një grusht shteti.

Tensionet midis Kremlinit dhe grupit mercenar të Wagnerit kanë kaluar në një konflikt të hapur pasi Yevgeny Prigozhin deklaron se "Ky nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie".

Grupi ushtarak privat Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në dy qytete ruse, Rostov-on-Don dhe Voronezh.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin u zotua të bllokojë Rostovin dhe të shkojë në Moskë nëse ministri rus i Mbrojtjes dhe gjenerali i lartë nuk takohen me të në qytet, ku është selia e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Në një mesazh të publikuar në mëngjesin e së shtunës, Yevgeny Prigozhin ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij mercenar Wagner, janë “të gatshëm të vdesin” në aksionin e tij kundër ushtrisë ruse.

“Të gjithë prej neve jemi të gatshëm të vdesim. Të gjithë 25.000 mijë pjesëtarët dhe më pas 25.000 të tjerë”, ka thënë përmes një audio-mesazhi, duke shtuar se aksioni po kryhet “për popullin rus”.

Nga ana tjetwr, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se ata që janë në "rrugën e tradhtisë" ose rebelimit të armatosur do të "dënohen" pasi kryengritja e Wagnerit e zhyt vendin në krizë.

 Putin u zotua të shtunën të mbrojë vendin nga një kryengritje e armatosur e shpallur nga shefi i mercenarëve rusë Yevgeny Prigozhin, që presidenti Putin e quajti një "thikë pas shpine" për Rusinë.

“Të gjithë ata që përgatitën kryengritjen do të pësojnë ndëshkimin e pashmangshëm. Forcat e armatosura dhe agjencitë e tjera qeveritare kanë marrë urdhrat e nevojshëm”, tha presidenti Putin në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

Siguria është rritur rreth Moskës – kryebashkiaku i së cilës tha se po kryhen “masa anti-terroriste” – dhe në Rostov, raportoi media shtetërore.

Çfarë duhet të dini për Grupin Wagner?

Grupi wagner – i njohur zyrtarisht si PMC Wagner - e cilëson veten si “kompani private ushtarake”.

Grupi është identifikuar për herë të parë më 2014, kur i ka mbështetur forcat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Wagneri ka nisur të rekrutojë numër të madh ushtarësh më 2022, sepse Rusia e ka pasur problem që të gjejë njerëz për ushtrinë e saj të rregullt.

Rreth 80 për qind e trupave të Wagnerit, që kanë luftuar në Ukrainë, janë nxjerrë prej burgjeve, ka thënë Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, më herët gjatë këtij viti.

Në Ukrainë, Wagneri ka zhvilluar luftë të gjatë dhe shumë të kushtueshme, për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit.

 

Të fundit