Flash News

Bota

‘Wembley’ kthehet në arenë boksi, tifozët hungarezë ndeshen me policinë angleze

‘Wembley’ kthehet në arenë boksi, tifozët

Ndeshja mes Hungarisë dhe Anglisë u shndërrua në një arenë boksi. Tifozët hungarezë u përplasën me policinë në ambientet e brendshme të stadiumit.

Mediat e huaja raportojnë se mes policisë dhe tifozëve pati afro 10 minuta përplasje në “Wembley”. “Një tablo e ligësisë e luajtur përmes grushtave të ultrasve hungarezë.” Kështu e etiketon The Guardian sjelljen e hungarezëve kundrejt policëve anglezë.

‘Wembley’ kthehet në arenë boksi, tifozët

Gjithçka nisi nga me brohoritjet e tifozëve anglezë në mbështetje të skuadrës së tyre. Më pas kundërpërgjigjia e hungarezëve u përkthye në grushta, shfryrje, sende të forta të hedhura kundrejt policëve që tentonin të neutralizoni situatën.

‘Wembley’ kthehet në arenë boksi, tifozët

Oficerët arrestuan disa prej tifozëve, çka shkaktoi më shumë zemërim dhe nxiti revolta edhe nga spektatorë të tjerë, që deri në atë moment kishin heshtur.

Mbështetësit e futbollit të Hungarisë janë shkelës të përsëritur entuziastë kur bëhet fjalë për abuzim racist.

 

Të fundit