Flash News

Bota

Xhama antiplumb dhe trajnime për sulme, zyrat zgjedhore në SHBA forcojnë masat e sigurisë

Xhama antiplumb dhe trajnime për sulme, zyrat zgjedhore në SHBA

Zyrat zgjedhore në SHBA po marrin masa shtesë sigurie për të mbrojtur stafin e tyre, ndërsa kërcënimet dhe ngacmimet kundër punonjësve zgjedhorë vazhdojnë të rriten që nga zgjedhjet e vitit 2020. Për të përballuar situatat e mundshme të dhunshme, shumë prej këtyre zyrave kanë trajnuar personelin e tyre për taktika të de-përshkallëzimit dhe kanë zhvilluar stërvitje për situata emergjente, siç janë sulmet e armatosura.

Shumë zyra kanë përforcuar mjediset e tyre me xhama antiplumb dhe dyer çeliku, kanë vendosur protokolle të reja për raportimin e kërcënimeve dhe janë të gatshme të kërkojnë ndihmë nga forcat e rendit, kur është e nevojshme. Disa zyra madje kanë kufizuar aktivitetin e tyre në mediat sociale për të shmangur ekspozimin e punonjësve ndaj kërcënimeve.

Ky përforcim i sigurisë vjen për shkak të shqetësimeve nga rritja e lëvizjeve për mohimin e zgjedhjeve, veçanërisht nga mbështetës të krahut të djathtë të frymëzuar nga teoritë e Donald Trump, i cili vazhdon të mos pranojë humbjen e tij në vitin 2020. Këto teori nxitën kulmin e tensioneve më 6 janar 2021, kur mbështetës të tij sulmuan Kapitolin për të ndaluar certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Sekretarja e shtetit në Michigan, Jocelyn Benson, ka përmendur një rritje të shqetësimeve për sigurinë e saj dhe të familjes pas komenteve të Elon Musk, i cili e sulmoi atë në platformën X (ish-Twitter), duke përhapur pretendime mbi procesin e votimit në Michigan.

Të fundit