Flash News

Bota

Zbulohet koka prej mermeri 2000-vjeçare i perandorit të parë të Romës

Zbulohet koka prej mermeri 2000-vjeçare i perandorit të parë

Një kokë mermeri 2,000-vjeçare e Augustit, perandori i parë i Romës, është zbuluar në Isernia, një qytet italian në rajonin jug-qendror të Molise.

Arkeologu Francesco Giancola bëri zbulimin e jashtëzakonshëm gjatë punëve të restaurimit për të riparuar një mur mesjetar që u shemb për shkak të shirave të fortë në 2013.

Giancola po ndiqte punimet në emër të komunës së Isernia, por i tha CNN se ai nuk priste një zbulim kaq të madh.

"Ndërsa po gërmonim pas murit, pashë që toka ndryshoi ngjyrë", tha ai.

Giancola tha se ai menjëherë thirri autoritetet, kryetarin e bashkisë dhe ministrinë e trashëgimisë kulturore.

Koka me madhësi 35 centimetra (13.78 inç) mund të datohet në mes të 20 pes dhe 10 pas Krishtit, sipas Maria Diletta Colombo, një arkeologe në departamentin rajonal të ministrisë.

"Ishte një statujë e rëndësishme, por ne nuk e dimë pse ishte këtu," i tha ajo CNN. "Mund të ishte vendosur në një tempull kushtuar kultit të familjes perandorake, ose në forum. Por këto janë vetëm hipoteza, pasi ne nuk e dimë se ku ishte forumi."

Të fundit