Flash News

Bota

Zbuten marrëdhëniet SHBA-Rusi, ambasadorët rikthehen në detyrë, Putin: Takimi ishte kontruktiv, Biden burrë shteti

Zbuten marrëdhëniet SHBA-Rusi, ambasadorët rikthehen në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një konferencë për shtyp në Gjenevë menjëherë pas takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden.

Në një seancë të gjerë pyetjesh dhe përgjigjesh ai tha se bisedimet "pragmatike" me Joe Biden për disa çështje kishin qenë mjaft konstruktive.

Ai tha se kishin diskutuar stabilitetin bërthamor strategjik dhe se të dy vendet do të shqyrtojnë ndryshimet në traktatin e zgjeruar së fundmi të kontrollit të armëve New Start.

Presidenti Putin e përshkroi Joe Biden si një "burrë shteti me përvojë" dhe tha se ai ishte "shumë i ndryshëm nga Presidenti Trump".

Ai tha se ata ishin "angazhuar për diskutime" mbi sigurinë kibernetike. Putini gjithashtu tha se shqetësimet e Uashingtonit për militarizimin rus të Arktikut ishin të pabazuara.

Kështu, sipas Putin, u dakordësua që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.

Sipas CNN, Putin tha se kishte diskutuar edhe rreth Ukrainën me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Për sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO, “Unë nuk mendoj se ka diçka për të diskutuar atje”, citohet të ketë thënë ai,.

Putini po fliste në Gjenevë pas takimit të tij të parë historik ballë për ballë me Biden si president i SHBA.

Të fundit