Flash News

Bota

Zelenskiy paralajmëron sulme të reja nga Rusia përpara Ditës së Pavarësisë

Zelenskiy paralajmëron sulme të reja nga Rusia përpara Ditës

Forcat ruse vazhduan me ofensivën e tyre në disa rajone të Ukrainës të hënën, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi sulme të tjera përpara 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik.

Predha artilerie ranë mbi Nikopol, një qytet pranë Zaporizhzhia - centrali bërthamor më i madh në Evropë, ndërsa raketat goditën pranë portit të Odesës në Detin e Zi gjatë fundjavës, shkruan Reuters.

Zelenskiy ka bërë thirrje për vigjilencë, duke thënë se Moska mund të provojë "diçka veçanërisht të shëmtuar" përpara të mërkurës, e cila shënon Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe gjithashtu gjysmë viti që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Zelenskiy tha se ai kishte diskutuar "të gjitha kërcënimet" me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kishte informuar edhe liderëve të tjerë, përfshirë presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatisë këtë javë”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij, duke iu referuar Rusisë.

 Financial Times, në një artikull të botuar të dielën, citoi Genadi Gatilov, ambasadorin e Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, të thoshte se Erdogan ishte përpjekur të lehtësonte dialogun.

Por ai hodhi poshtë spekulimet për bisedimet midis Zelenskiy dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se "nuk kishte ndonjë platformë praktike për të mbajtur këtë takim", thuhet në raport.

 

Të fundit