Flash News

Bota

Zelensky akuzon kancelaren gjermane se ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me Putinin

Zelensky akuzon kancelaren gjermane se ka hapur ‘kutinë e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar një bisedë telefonik midis kancelarit gjerman dhe presidentit rus Vladimir Putin si hapje e "kutisë së Pandorës". 

“Kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë: është jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të dobësojë izolimin e tij, izolimin e Rusisë dhe të ketë negociata normale që nuk do të përfundojnë me asgjë”, tha Zelensky për thirrjen e kancelarit Olaf Scholz.

Biseda e së premtes ishte hera e parë që Scholz fliste me Putinin në dy vjet. Ajo vjen ndërsa lideri gjerman përgatitet për zgjedhje të parakohshme dhe Evropa pret të dëgjojë planin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në telefonate, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të fillojë bisedimet me Kievin që do të hapte rrugën për një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha qeveria gjermane, raportoi Reuters.

Kremlini tha se biseda kishte ardhur me kërkesë të Berlinit dhe se Putini i kishte thënë Scholz-it se çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të marrë parasysh interesat ruse të sigurisë dhe të pasqyrojë "realitete të reja territoriale".

Zelensky dhe zyrtarë të tjerë evropianë e kishin paralajmëruar Scholz-in kundër masës, sipas burimeve të njohura me çështjen, të cilët besonin se ishte më shumë për konsum të brendshëm, raportoi Reuters.

Duke u përballur me zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, socialdemokratët e Scholz-it janë nën presionin e partive populiste miqësore me Rusinë në të dyja anët e spektrit politik që argumentojnë se qeveria nuk ka vendosur diplomaci të mjaftueshme për t'i dhënë fund luftës, sipas Reuters, shkruan CNN

Ukraina tha megjithatë se bisedat telefonike me Putin nuk sollën asnjë vlerë të shtuar në rrugën drejt arritjes së një "paqeje të drejtë" në Ukrainë. “Kjo [thirrja] bëri të mundur që Rusia të mos ndryshojë asgjë në politikën e saj, të mos bëjë asgjë në thelb, dhe kjo është pikërisht ajo që çoi në këtë luftë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Thirrja vjen një javë pasi Trump u zgjodh si presidenti i ardhshëm i SHBA. Ai ka sugjeruar se mund t'i japë fund të shpejtë luftës, pa shpjeguar se si, dhe ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake perëndimore për Kievin.

 

Të fundit