Flash News

Bota

Zelensky: Bandat po plaçkitin qytetet, Ukraina po reziston

Zelensky: Bandat po plaçkitin qytetet, Ukraina po reziston

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se bandat po plaçkitin qytete, përfshirë Mariupolin.

Ai iu drejtua Vladimir Putinit, duke i thënë: "Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde". Zelensky se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht - jo në të gjithë botën - "por në shtëpinë tuaj".

Zelensky thotë se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata.

Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë - në shënjestrimin e zonave civile - tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.

 “Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.

 

 

Të fundit