Flash News

Bota

Zelensky do t’i drejtohet sot OKB-së: Numri i viktimave në disa qytete mund të jetë më i lartë se në Bucha

Zelensky do t’i drejtohet sot OKB-së: Numri i viktimave në disa

Imazhet e reja satelitore nga Maxar tregojnë se trupat e pajetë të civilëve gjendeshin në rrugë për javë të tëra, pasi qyteti në atë kohë ishte nën kontrollin rus.

Rusia pretendoi se videot dhe imazhet nga Bucha ishin "të rreme". Numri i viktimave civile mund të jetë shumë më i lartë në Borodyanka dhe qytete të tjera të çliruara, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në Bucha, Zelensky tha se kishte më shumë se 300 njerëz të vrarë, por se numri i përgjithshëm i viktimave ka të ngjarë të rritet.

Ndërkohë SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Joe Biden reagoi pas pamjeve të rënda që u shfaqën nga qyteti i Bucha, duke thënë se "po kërkonte më shumë sanksione" kundër Rusisë dhe do t'i shpallte ato së shpejti.

Ai shtoi se vrasjet ishin një "krim lufte" dhe bëri thirrje që të zhvillohet një gjyq kundër Putinit. Zelensky do t'i drejtohet sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Të fundit