Flash News

Bota

Zelensky: Duam paqe, por jo me koston e heqjes dorë nga Ukraina

Zelensky: Duam paqe, por jo me koston e heqjes dorë nga Ukraina
Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili është takuar sot me liderët evropianë në Bruksel, thotë se vendi i tij dëshiron paqe, "por jo me koston e heqjes dorë nga Ukraina".

Në një postim të shpërndarë në X , presidenti ukrainas u kërkon kombeve evropiane që të vazhdojnë të përfshijnë Ukrainën në negociatat e paqes, pasi ai mirëpret "Planin e Riarmatimit të Evropës" , shkruan BBC

Udhëheqësi ukrainas mirëpret gjithashtu përpjekjet e vendeve të ndryshme për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Ai shton se Kievi ka kërkuar paqe "që nga momenti i parë i luftës".

 

Të fundit