Flash News

Bota

Zelensky falënderon Trump për ndihmën ushtarake: I jam mirënjohës për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve

Zelensky falënderon Trump për ndihmën ushtarake: I jam

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu të hënën mirënjohjen e tij ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pas njoftimit të këtij të fundit për dërgimin e një sasie të madhe armatimi në Ukrainë dhe për vendosjen e një afati 50-ditor ndaj Moskës për të ndalur luftimet.

“I jam mirënjohës presidentit Trump për gatishmërinë e tij që të mbrojë jetën e popullit tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm, duke e konsideruar vendimin e Shteteve të Bashkuara si një hap të rëndësishëm për sigurinë e Ukrainës.

Trump bëri të ditur se armatimi i avancuar, me vlerë prej miliarda dollarësh, do të blihet nga SHBA, do t’i dorëzohet NATO-s dhe më pas do të shpërndahet me shpejtësi në vijën e frontit në Ukrainë.

Sipas tij, një nga dërgesat më të rëndësishme që pritet të mbërrijë në ditët në vijim do të jenë sistemet antiajrore Patriot, të cilat kanë një rol kyç në mbrojtjen nga sulmet ruse.

Zelensky po ashtu bëri të ditur se ka zhvilluar një takim “produktiv” në Kiev me të dërguarin special të Trump për çështjen e Ukrainës, Keith Kellogg, ku u diskutuan masat e reja për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

 

 

Të fundit