Flash News

Bota

Zelensky i ashpër ndaj perëndimit: Mos prisni të vdesin miliona njerëz që të mbyllni qiellin e Ukrainës

Zelensky i ashpër ndaj perëndimit: Mos prisni të vdesin miliona

Presidenti Vlodymyr Zelensky paralajmëroi sot se 'miliona' ukrainas mund të vdesin nëse NATO dhe Perëndimi presin fillimin e Luftës së Tretë Botërore përpara se të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë për të ndaluar fushatën e bombardimeve të Vladimir Putin.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia dëshiron që ukrainasit të 'ndihen si kafshë' ndërsa i kërkoi NATO-s dhe Perëndimit të veprojnë dy javë pasi Moska filloi një pushtim të gjithanshëm të atdheut të tij - dhe shtoi se Putini 'po shkon drejtpërdrejt në ferr'.

“Ata duan që ne të ndihemi si kafshë sepse bllokuan qytetet tona, qytetet më të mëdha në Ukrainë dhe i bllokuan sepse nuk duan që njerëzit tanë të marrin ushqim apo ujë. Ne nuk mund ta ndalojmë të gjithë këtë vetëm. Vetëm nëse bota do të bashkohet rreth Ukrainës. Mos prit që unë të të kërkoj disa herë, një milion herë, të mbyllësh qiellin.

Duhet të na telefononi, njerëzve tanë që humbën fëmijët e tyre dhe të thoni 'më fal që nuk e bëmë dje'. Bota nuk bëri asgjë. Më vjen keq, por është e vërtetë. Në të ardhmen, do të jetë shumë vonë. Ata do të mbyllin qiellin, por do të humbasin miliona njerëz”, tha ai.

Qeveritë perëndimore deri më tani kanë kundërshtuar thirrjen gjithnjë e më të dëshpëruar të Zelenskit për shpalljen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, nga frika se kjo do të shkaktonte një konflikt me Rusinë e armatosur me armë bërthamore.

Megjithatë, duke nënvizuar mbështetjen perëndimore, Britania tha se po përgatitej të dërgonte më shumë sisteme raketore portative për të ndihmuar Ukrainën, përveç më shumë se 3,000 armëve antitank të dërguara deri më tani.

 

Të fundit